Analiza

Sa të dhëna ruhen në trupin e njeriut (Infografik)

Sep 6 2013
0 Shpërndarje
Sa të dhëna ruhen në trupin e njeriut (Infografik)

Trupi i njeriut është më i fuqishëm se makina më e shpejtë e botës. Ai përshtatet me mjedisin që e rrethon, përpunon informacionin në të qindtën e sekondës dhe është unik për çdo njeri. Por kjo nuk është gjithçka.

Trupi i njeriut është në gjendje të ruajë informacion në brendësi të tij. Në infografikun e mëposhtëm tregohet se sa të dhëna mund të ruhen në gjenet njerëzore.

ADN-ja është gjurma e gjeneve njerëzore. Njerëzit kanë 46 kromozome, 23 nga secili prind. Molekula e ADN-së i ngjan një shkalle të përdredhur dhe përbëhet nga: adenina (A), timina (T), citozina (C) dhe guanina (G). Të katër këto baza lidhen në katër mënyra me njëra-tjetrën. A-T, T-A, G-C dhe C-G.

Brenda 46 kromozomeve ndodhen rreth 6×109 çifte bazash. Katër çiftet e bazave mund të prezantohen në një format binar, njësoj si të dhënat. Pra, 00 për A-T, 01 për T-A, 10 për G-C dhe 11 për C-G.

Tashmë jemi në gjendje të llogarisim se sa byte të dhënash mund të ruhen në gjenet njerëzore. Shifra del afërsisht 1.5 GB, pra sa dy CD së bashku.

Sa të dhëna mund të ruhen në trupin njerëzor? 1.5 GB x 100 trilionë qeliza = 150 trilionë GB ose 150 zettabytes. Njësoj sikur të kishim 75 miliardë iPad-ë prej 16 GB. (PCWorld Albanian)

infografika

Lajmet e fundit>