Analiza

Sa të varur janë të rinjtë nga interneti

Oct 17 2014
0 Shpërndarje
Sa të varur janë të rinjtë nga interneti

_78241417_internetaddictNjë anketë që është realizuar me 1,300 të rinj nga agjencia e marketingut Digital Clarity, zbuloi se 16% e të rinjve të moshave midis 18-25 vjeç shfaqin simptoma të varësisë nga interneti. Thuajse e gjithë kjo përqindje pranoi se shpenzojnë më shumë se 15 orë në ditë online.

5 shenjat që tregojnë se mund të “vuash” nga varësia e internetit janë: shpenzimi i shumë orëve online; irritimi kur dikush të ndërpret gjatë përdorimit të internetit; ndjenja e fajit për kohën e gjatë të shpenzuar online; izolimi nga familja dhe shokët gjatë aktivitetit tënd në ueb dhe sensi i euforisë kur je online dhe paniku kur të ikën aksesi në internet.

Studimet e mëparshme në lidhje me këtë çështje kanë dalë në konkluzionin se ka shumë përdorues të cilët janë gjithashtu të varur nga video lojërat dhe të tjerë nga fiksimet për të parë pornografi online dhe këto varësi janë njësoj si ato ndaj drogës apo duhanit. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>