Biznes

Sa të vërteta janë shitjet e sistemit Windows 8

Nov 30 2012
0 Shpërndarje
Sa të vërteta janë shitjet e sistemit Windows 8

Sipas Microsoft-it, shitjet e Windows 8 kanë qenë mbresëlënëse deri tani. Në konferencën e teknologjisë në Arizona, shefi i ri i Windows në Microsoft Tami Reller deklaroi se kompania kishte shitur mbi 40 milionë licenca Windows 8, shifër kjo që e rendit para Windows 7 referuar të njëjtës periudhë.

Por, siç ve në pah edhe Brian Barrett nga Gizmodo, këto shifra ngrenë disa pyetje, si për shembull sa është numri i njerëzve që po e përdorin aktualisht sistemin?

“Është e lehtë të harrohet fakti se pjesa më e madhe e licencave të Windows 8 nuk u shiten drejtpërdrejt konsumatorëve. Ato shkojnë tek Lenovo, HP, Dell apo partnerë të tjerë të Microsoft-it, të cilët i’ua shesin më pas konsumatorëve. Pra, me një fjalë, sa kopje Windows 8 janë aktualisht nëpër kompjuterët e njerëzve dhe sa prej tyre ndodhen në raftet e Best Buy?”

Deri tani Windows 8 ka pasur disa kritika lidhur me mungesën e aplikacioneve

Barrett sugjeron të kihet parasysh edhe strategjia e Microsoft-it, i cili uli çmimin e sistemit operativ (40 $ për ata që bëjnë kalim nga sistemi i tyre i vjetër në Windows 8).

Kjo i nxiti shumë njerëz të blinin sistemin e ri pa e parë atë, apo pa e provuar paraprakisht. Nëse Windows 8 do të vazhdojë të shitet mirë edhe pasi çmimi të rritet (nga shkurti i vitit 2013), kjo do të mbetet për t’u parë.

Deri tani Windows 8 ka pasur disa kritika lidhur me mungesën e aplikacioneve dhe modelin jo intuitiv të dektopit, ku është hequr butoni Start. (PCWorld Albanian)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>