Lajmet

Safari merr një faqe nga Chrome

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
Safari merr një faqe nga Chrome

Apple paraqiti dje një version të ri të Safar-it, në Konferencën për Zhvilluesit me pjesëmarrje nga mbarë bota. Shfletuesi ka marrë disa sugjerime virtuale nga sfiduesit, por arrin që ta mbajë pjesën e vet unike në shfletim.

Në dallim nga Chrome i Google, Safari 6 paraqet shiritin e kërkimit në favor të një shiriti të unifikuar të kërkimit dhe lokacionit të URL-së. Në Chrome, që është si opsion edhe për Firefox, shiriti i lokacionit të kërkimit pastron një pjesë të madhe të vlerësimit real të ekranit të shfletuesit, e cila tkurret vazhdimisht. Ju duhet të keni më tepër hapësirë për shtojca të ikonave.

Gjatë ligjëratës në WWDC, kryetari i ri inxhinierinimit softuerik të Mac, Craig Federighi, tha se Safari 6 ka makinën më të shpejtë, JavaScript se çdo sistem operativ, megjithëse ai nuk ofroi ndonjë krahasim në “benchmark”.

Safari i ri sinkronizon tabet nga iCloud, kështu që ju mund të hapni me lehtësi tabe nga pajisjet e tjera që e kanë të lëshuar iCloudin. Sinkronizimi i tabeve ka qenë në dispozicion në Firefox, Chrome dhe Opera, përgjatë sistemeve të tyre pronësore.

Në dallim nga këta shfletues, Safari i ri do t’ju mundësojë që të kaloni përgjatë tabeve në TrackPadin e Mac me gjestikulacione të reja. Veçoria për vëzhgim të tabeve ju mundëson që të zhvendoseni përgjatë tabeve të hapura, të cilat duket të jenë të një stili të ngjashëm me Cover Flow. Kur ju e përdorni atë në një Mac, gjestikulacionet në TrackPad do mundësojnë të përdorni “pinch-to-zoom”, për të kaluar nga një tab i hapur në Tab View, të shkoni përreth dhe pastaj të kaloni tek një tab tjetër.

Nuk është e qartë nëse veçoria për gjestikulacione në TrackPad për tabe do të funksionojë vetëm në Mountain Lion, apo edhe në versionet e kaluara të OS X. Derisa kjo do t mund të ishte një rrugë shumë efektive për të kaluar përgjatë tabeve, nuk dihet ende se sa do të jetë në gjendje për të hapur shumë tabe.

Federighi e përshkroi arkitekturën e re të lëvizjes tek audienca e WWDC si “të shkëlqyer”.

Safari 6 për Mac do të do dalë me Mountain Lion në muajin korrik. Apple nuk ka thënë ende se kur do të jetë në dispozicion përditësimi për Windows. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>