Lajmet

Salaam është alternativa për aplikacionin Yo nga një programues shqiptar

Jul 31 2014
0 Shpërndarje
Salaam është alternativa për aplikacionin Yo nga një programues shqiptar

salaamA dëshironi ta shpërndani paqen? Salaam është aplikacion i ri për Android, i cili është alternativa për aplikacionin e popullarizuar Yo. Ky aplikacion, i zhvilluar nga zhvilluesi shqiptar, Betim Drenica, është synuar që në vend se të “bezdis” njerëzit siç është synimi me aplikacionin Yo, është zhvilluar për të dërguar mesazhe “Salaam”, që janë porosi paqeje.

Aplikacioni përshkruhet në këtë formë: Salaam është një mjet komunikimi me zero karaktere për të shpërndarë paqen. Drenica, i cili fitoi çmimin Albanian ICT Creativity 2012, nëpërmjet këtij aplikacioni dëshiron që njerëzit që i ka në listën e kontakteve që t’i përshëndes me porosi pozitive me “Salaam” që është një shprehje arabe për paqe, duke iu mundësuar këtë gjë edhe të tjerëve me aplikacionin e publikuar gjatë ditës së martë në dyqanin e aplikacioneve PlayStore të Google.

Aplikacioni është fare i thjeshtë dhe shfaq një listë me ndërfaqe të thjeshtë me kontakte, si dhe e ka një numërues të porosive të dërguara, shokëve të cilët i keni kontaktuar. Për momentin, aplikacioni është në dispozicion vetëm për Android, por Drenica ka treguar në Twitter që synon së shpejti ta sjell edhe versionin për iOS. (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>