Lajmet

Salamworld vs. “Haram” Facebook

May 18 2012
0 Shpërndarje
Salamworld vs. “Haram” Facebook

Zhurma e madhe që po bëjnë rrjetet sociale i ka shtyrë edhe të tjerët të provojnë këtë industri të levërdishme. Një ndër to është edhe Salamworld, që planifikon të debutoj në muajin korrik dhe do të jetë si një alternativë për Facebook.

Malajzia është një ndër vendet më konservative të botës islame, mirëpo jeta sociale atje po ndryshon. Mbi 60% e popullatës atje është online, ku shumica kalojnë kohën në rrjete të ndryshme sociale si Facebook, Twitter etj. Por disa ankohen se këto rrjete sociale nuk janë të mira për ta.

Salamworld shpreson të jetë version shumë më i pastër sesa Facebook, duke “eliminuar përmbajtjen e dëmshme” dhe duke siguruar që faqet e saj të përkrahin dhe respektojnë vlerat e familjes.

Përmbajtja që përdoret në rrjetet tjera sociale nuk është shumë e sigurt dhe është “haram” (nga arabishtja – e ndaluar), tha Abdulvahed Niyazo, njëri prej pronarëve të Salamworld.

Por ka edhe nga ata që besojnë se myslimanët e rinjë nuk do ta presin mirë këtë rrjet social që do të ketë vetëm përmbajtje të pastër, duke e konsideruar këtë si një cenzurim të Ueb-it.

Një studim i bërë nga Google gjeti se kërkesa për fjalën “sex”, duke i matur të gjitha përqindjet e kërkimit në të gjitha vendet, kërkohet më së shumti në Pakistan.

Salamworld me bazë në Stamboll, që pritet të lansohet gjatë muajit të Ramazanit në muajin korrik, do të jetë i disponueshëm në tetë gjuhë të ndryshme. Ky rrjet social brenda një periudhe pesë vjeçare pretendon të ketë rreth 50 milionë shfrytëzues. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>