Analiza

SamMobile: Ja lista e smartfonëve Samsung që do të marrin së shpejti përditësimin KitKat

May 8 2014
0 Shpërndarje
SamMobile: Ja lista e smartfonëve Samsung që do të marrin së shpejti përditësimin KitKat

Samsung-Android-44-KitKat-updates-list-2Doni të dini se kur pajisja juaj Samsung do të marrë përditësimin Android KitKat 4.4? SamMobile ka marrë një listë pajisjesh Samsung që akoma kanë versionin Jelly Bean dhe mund të përditësohen në KitKat së shpejti.

Sigurisht, ne tashmë e dinim se këto pajisje do të merrnin KitKat, po tani e dimë se edhe kur do të ndodhë kjo. Më poshtë janë pajisjet që duhet të marrin përditësimin KitKat këtë muaj, si Galaxy Note II LTE, Galaxy Note 3 Neo dhe Galaxy S III LTE. Muaji qershor do të sjellë KitKat edhe për pajisjet e tjera Samsung si, Galaxy S4 Mini (LTE dhe pa LTE), Galaxy Mega 5.8, Galaxy Mega 6.3 dhe Galaxy Grand 2.

Për fat të keq, përditësimi KitKat për Galaxy S III GT-I9300 (version pa LTE) “ është anuluar për shkak të problemeve të pa zgjidhura”. Akoma, përdoruesit e Galaxy S3 GT-I9300 duhet të shpresojnë se Samsung më në fund do ta gjejë një rrugë për të zgjidhur këto probleme. (PCWorld Albanian)

Samsung-Android-44-KitKat-updates-list

Lajmet e fundit>