Harduer

Samsung 830-Series SSD, në tetor

Aug 17 2011
0 Shpërndarje
Samsung 830-Series SSD, në tetor

Samsung ka bërë të ditur gjatë kësaj jave modelin e ri 830-Series SSD, që ka 512GB magazinim dhe mbështetje të plotë për SATA 6Gbps – që është një avancim 100% krahasuar me diskun e gjeneratës së mëhershme. 

Problemi i vetëm është se versioni i javës që shkoi, ishte në ofertë vetëm për OEM. Por, sot Samsung njoftoi se i njëjti disk do të ofrohet për tu blerë edhe individualisht nga konsumatorët dhe atë në versione prej 64GB, 128GB, 256GB dhe 512 GB, kurse çmimet për secilën prej tyre pritet të bëhen të ditura gjatë vjeshtës. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>