Lajmet

Samsung aktivizon zyrtarisht asistentin virtual Bixby

Jul 19 2017
0 Shpërndarje
Tashmë përdoruesit në Shtetet e Bashkuara mund të caktojnë detyra, të realizojnë thirrje dhe kryejnë një sërë procesesh me anë të komandave zanore drejtuar Bixby. Samsung aktivizon zyrtarisht asistentin virtual Bixby Photo Source: CNET

Pas disa shtyrjesh të njëpasnjëshme, Samsung ditën e sotme lajmëroi se asistenti virtual Bixby është i disponueshëm për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara.

Kompania dërgoi një përditësim tek ata që posedojnë një Galaxy S8 dhe S8+ në Amerikë i cili do të aktivizojë Bixby dhe aftësitë e tij vokale.

Bixby është përgjigja e gjigandit Korean ndaj Apple Siri, Google Asistant, Amazon Alexa dhe Microsoft Cortana.

Edhe pse u reklamua krahas Galaxy S8-ës kur ky i fundit debutoi në Prill, ai nuk ishte pjesë e telefoni deri në Qershor kur u ofruar në fazë eksperimentale.

Tashmë përdoruesit në Shtetet e Bashkuara mund të caktojnë detyra, të realizojnë thirrje dhe kryejnë një sërë procesesh me anë të komandave zanore drejtuar Bixby.

Samsung i ka dedikuar një buton të veçantë Bixby në Galaxy S8. Përditësimi i ditës së sotme është vetëm hapi i parë drejt një rruge të gjatë që e pret Bixby për tu maturuar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>