Lajmet

Samsung: Android Nougat 7.1.1 i disponueshëm në S7 dhe S7 Edge nga Janari

Dec 30 2016
0 Shpërndarje
Samsung: Android Nougat 7.1.1 i disponueshëm në S7 dhe S7 Edge nga Janari

galaxys7_edge_1Gjatë muajit Nëntor Samsung lançoi programin Galaxy Beta për përdoruesit e telefonëve Galaxy S7 dhe S7 Edge të cilët mund të testonin versionet beta të Nougat.

Pasi publikoi versionin e katërt beta javën e kaluar, Samsung tha se do të publikojë versionin final dhe zyrtar të Android Nougat 7.1.1 në Janar.

Vetë prodhuesi Korean ka konfirmuar se do të jetë Android 7.1.1 pavarësisht se testimet janë bërë mbi 7.0. SamMobile publikoi një mesazh që Samsung u kishte dërguar anëtarëve të programit Galaxy Beta:

“Ne do të bëjmë më të mirën për të ofruar versionin zyrtar në Janar sa më parë që të jetë e mundur.”

Samsung tha se programi beta do të mbyllet ditën e sotme më 30 Dhjetor në ora 24:00. Kjo do të thotë se nuk do të ofrohen më versione beta për ata që janë pjesë e programit dhe Samsung nuk do të pranojë më feedback apo raportime të gabimeve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>