Analiza

Samsung: Apple në produktet e fundit ka shkelur patentat

Nov 24 2012
0 Shpërndarje
Samsung: Apple në produktet e fundit ka shkelur patentat

Samsung pretendon se tre produktet e fundit të Apple, përfshi iPad mini, shkelin patentat e saj.

Kompania nga Koreja e Jugut ka deklaruar në një padi pranë U.S. District Court se produktet janë hedhur në treg nga Apple pasi Samsung bëri padinë fillestare për shkelje të patentave në muajin qershor dhe e plotësoi këtë padi me një tjetër shtesë në 1 tetor. Edhe iPhone 5 bën pjesë në listën e produkteve që thuhet se shkelin patentat e Samsung.

Produktet e përfshira në lëvizjen e fundit janë iPad mini dhe versionet e fundit të iPad dhe iPod. Samsung i ka kërkuar gjykatës që të sqarojë nëse padia e saj origjinale përfshin shkeljen e U.S. Patent No. 7,672,470 nga tre versione të mëhershme të iPod touch; Samsung i ka kërkuar gjykatës t’i shtojë këto produkte në padinë e saj.

Apple e ka bërë publik zyrtarisht versionin e pestë të iPotouch më 12 shtator 2012, por pajisja nuk u hodh në treg para datës 9 tetor, thotë Samsung në padinë e saj. iPad i gjeneratës së katërt dhe iPad mini u nxorën në treg më 23 tetor. Në kërkesën e saj në gjykatë, Samsung thotë se provat e shkeljes së patentës për tre produktet e reja do të jenë të njëjta me ato për pajisjet e tjera Apple që Samsung akuzon se kanë shkelur patentat e saj.

Apple fitoi, por çfarë do të thotë kjo për ne?

Ky hap i Samsung-ut vjen pas një urdhër të gjykatës që lejon kompaninë Samsung të përfshijë iPhone 5 në mesin e pajisjeve që ajo pretendon se kanë shkelur patentat e saj.

Gjykata i lejoi gjithashtu kompanisë Apple që të përfshijë në listën e pajisjeve të Samsung edhe sistemin operativ Jelly Bean dhe produkte të reja si Galaxy Note 10.1 dhe versionin amerikan të Galaxy S III.

Apple fiton: Samsung duhet t’i paguajë 1 miliardë dollarë kompensim!

Në urdhrin e tij të fundit, gjykatësi Paul S. Grewal ka krijuar kushtet që edhe tabletët e fundit të Apple mund të përfshihen në padi nëse Samsung e kërkon këtë gjë.

“Duke marrë në konsideratë fazën e hershme të kontestit dhe arsyetimin e këtij urdhri, gjykata thekson se Apple duhet të mendohet dy herë para se të kundërshtojë amendamente të ngjashme që reflektojnë produkte të tjera të hedhura në treg kohët e fundit, p.sh. iPad 4 dhe iPad mini, që Samsung mund të propozojë në të ardhmen”,- ka thënë gjykatësi Grewal në urdhrin e tij. (PCWorld Albanian)

Tags >

patenta
Lajmet e fundit>