Lajmet

Samsung B7300

May 18 2009
0 Shpërndarje
Samsung B7300

Ju kemi treguar pak kohë më parë se pajsija me ekran të ndjeshëm në prekje dhe që funksionon në sistemin operativ Windows Mobile, Samsung B7300 është në rrugëtim e sipër.

Duket se sot, kemi kuptuar specifikat kyçqe të Samsung B7300 dhe nuk ka shumë për çfarë të shkruhet. Gjëja më e mirë që mund të themi tani për tani mbi Samsung B7300, është se do të jetë një smartphone plotësisht i ndjeshëm në prekje dhe atë me një çmim mjaft të lirë.

Specifikat përfshijnë: 

  • Quad-band GSM, GPRS, Edge
  • Windows  Mobile OS, TouchWiz UI
  • Ekran TFT LCD 3.2” 320×400px
  • Kamerë 3.2 megapiksel
  • FM Radio
  • GPS të integruar
  • Bluetooth 2.0, USB 2.0 (microUSB)
  • Dimensionet: 107,9 x 51,8 x 12,98 mm
  • Pesha: 100gr

Për fat të keq edhe nëse do të kishte ruajtur pamjet e bukur të Samsung UltraTouch S8300, B7300 ka humbur shumë pjesë të mira të cilat e bëjnë një konsumatorë të lumtur. E dini për çka e kam fjalën, gjërat si tastier që rrëshqet anash, Wi-Fi dhe lidhje 3G.

Pavarësisht kësaj, sigurisht që do të jetë një pajsije e lire në vend së të jetë një celular i mençur me ekran të ndjeshëm në prekje. Dhe nëse menaxhon nën çmimin prej 200 euro, mund të bëhet një produkt mjaft i shitur nga Samsung.
 

Lajmet e fundit>