Lajmet

Samsung bashkëpunon me BlackBerry për të përmirësuar sigurinë në Android

Nov 15 2014
0 Shpërndarje
Samsung bashkëpunon me BlackBerry për të përmirësuar sigurinë në Android

DSC02159.0.0Në një event të kompanisë në Françisko, BlackBerry lajmëroi një bashkëpunim që do të ofrojë një nivel të ri të sigurisë në telefonët me sistemin Android. I planifikuar të lëshohet vitin e ardhshëm, programi do ta integrojë sistemin e enkriptimit të BlackBerry-t në sistemin Knox të Samsung-ut, duke shtuar standarde të reja të enkriptimit dhe mbështetje për programin. Ky është një përditësim i qartë për Samsung-un, pasi BlackBerry njihet në qarqet e ndërmarrësisë për posedimin e disa nga praktikave më të mira në tregun e pajisjeve mobile. Programi i ri do të shtojë edhe veçori që merren me sfidat unike të sigurisë në Android, duke përfshirë mekanizmat e posaçëm që merren me mbrojtjen e të dhënave kundër sulmeve keqdashëse.

Është pjesë e një shtytjeje më të madhe nga Samsung për ta rritur sigurinë në standardet e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e ndërmarrjeve dhe qeverive. Një numër i pajisjeve Samsung u aprovuan për përdorim të sigurt qeveritar më herët gjatë këtij viti, ndonëse një raport për dobësi gjatë tetorit e përshkroi sistemin ekzistues Knox si “tërësisht të komprometuar”. Kjo është po ashtu një paraqitje e një taktike të re biznesi nga BlackBerry, që ka çaluar në përballjen me rënien e shitjeve të pajisjes. “Samsung Knox është i përqendruar në ofrimin e zgjidhjeve të sigurte mobile për ndërmarrjet,” tha Injong Rhee i Samsung-ut në një deklaratë. “Në kombinim me BES12 të BlackBerry-it, ne do të ofrojmë më tepër opsione për konsumatorët që kanë nevojë për nivele të avancuara të sigurisë në pajisjet me Android.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>