Analiza

Samsung bashkëpunon me Oculus Rift, për krijimin e pajisjes që sjell realitetin virtual

May 25 2014
0 Shpërndarje
Samsung bashkëpunon me Oculus Rift, për krijimin e pajisjes që sjell realitetin virtual

5c2aa23f525a4673a0af34490aeedb25b7708aedBëhet e ditur që kompania celulare Samsung sjell risi në fushën e lojërave të celularëve inteligjentë dhe tabletëve.

Në një bashkëpunim me Oculus Rift do të mundësohet një produkt, i cili do të përqendrohet në krijimin e një realiteti virtual për përdoruesin në bazë të lojës që do të përdoret.

Pajisja, e cila pritet të dalë në treg në fund të vitit 2014 do të ketë një çmim konkurrues në treg. Pjesët përbërëse të saj janë kufjet dhe një ekran OLED, i cili do të jetë në formën e syzeve. Ekrani dhe kufjet do të jenë të sinkronizuara në një mënyrë perfekte për një shërbim optimal. Pajisja e Oculus Rift do të jetë e përshtatshme për tu përdorur nga të gjithë telefonët inteligjentë Samsung. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>