Biznes

Samsung bën dërgesa prej 500.000 orësh inteligjente, mban pozitën e liderit me 71 % të tregut

May 20 2014
0 Shpërndarje
Samsung bën dërgesa prej 500.000 orësh inteligjente, mban pozitën e liderit me 71 % të tregut

Samsung-ships-500000-Galaxy-Gears-in-Q1-2014-has-71-of-the-smartwatch-marketEdhe nëse i pëlqeni ose jo, orët inteligjente tashmë janë prezente dhe lideri aktual për tregun e pajisjeve teknologjike trupore është Samsung. Sipas një raporti nga Strategy Analytics, gjigandi teknologjik nga Lindja e Largët ka 71 % të tregut dhe këto statistika janë të tre mujorit të parë të këtij viti teksa kompania ka bërë 500.000 dërgesa.

Por ajo çfarë është më interesante është se prodhuesi deri më tani ka shitur vetëm orët inteligjente Galaxy Gear. Gjenerata e dytë e këtyre pajisjeve të Samsung, Gear 2 dhe Gear 2 Neo u zbuluan në shkurt të këtij viti, por që nuk do të ishin në dyqane deri nga data 11 prill që i bie të jetë tre mujori i dytë. Nëse ne marrim në konsideratë se Gear 2 dhe Gera 2 Neo janë më të mirë se Galaxy Gear, ne jemi të mendimit se Samsung do të bëjë dërgesa edhe më të mëdha në muajt në vazhdim.

Raporti i Strategy Analytics gjithashtu zbulon se tregu botëror i orëve inteligjente pati një rritje me 25 % gjatë tremujorit të parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke pasur parasysh se po priten orë të tjera inteligjente nga kompani të tjera si Moto 360, LG G Watch dhe iWatch i përfolur shumë, mendohet se ky numër do të rritet edhe më tej. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>