Lajmet

Samsung bën publike rezultatet e hetimit të Note 7 më 23 Janar

Jan 20 2017
0 Shpërndarje
Samsung lajmëroi ditën e Enjte se do të bëjë publike rezultatet e hetimit të Galaxy Note 7 më 23 Janar një përpjekje për të rikuperuar një prej dështimeve më të mëdha në historinë e teknologjisë. Samsung bën publike rezultatet e hetimit të Note 7 më 23 Janar Photo Source: Reuters

Do të jenë ekzekutivët e Samsung dhe ekspertë të pavarur të cilët do të zbulojnë gjetjet e tyre në një konferencë për shtyp në Seul. Po në të njëjtën ditë kompania do të prezantojë masat e marra për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla.

Gjatë kësaj konference do të marrë pjesë edhe shefi i divizionit mobil, Koh Dong-jin, personi i cili dha urdhër për zëvendësimin e 2.5 milion telefonave Note 7 në Shtator. Gjatë kësaj jave agjencia e lajmeve Reuters raportoi se hetimi i Samsung fajësonte baterinë si shkakun kryesor të flakëve të Note 7.

Kompania numër një e prodhimit të telefonave mobil në botë duhet të sigurojë konsumatorët se pajisjet e tyre janë të sigurta në mënyrë që të rikuperojë 5.2 miliard dollar të humbura nga dështimi i Note 7.

Prej kohësh investitorët thonë se Samsung duhet të japë një shpjegim përpara debutimit të Galaxy s8-ës.

Në mometin kur ngjarja mori përmasa të mëdha, Samsung kërkoi rikthimin e Note 7 në mënyrë që të zëvendësonte bateritë e prodhuara nga Samsung SDI. Megjithatë edhe Note 7 me baterinë e re vijoi të kishte të njëjtin problem. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>