Biznes

Samsung blen SmartThings në përpjekjen për të menaxhuar të gjitha pajisjet e lidhura

Aug 15 2014
0 Shpërndarje
Samsung blen SmartThings në përpjekjen për të menaxhuar të gjitha pajisjet e lidhura

rsz_b00eorv53gmainSamsung ka blerë nismën e mirënjohur për pajisjet e lidhura, SmartThings. Gjiganti koreano-jugor lajmëroi gjatë ditës së premte për këtë blerje, por nuk tregoi për kushtet e marrëveshjes.

Re/code, duke cituar disa burime anonime, vlerësoi marrëveshjen në vlerë prej 200 milionë dollarë. Marrëveshja e ditës së premte do të mund të sillte zgjerimin e botës së internetit të gjërave, të paktën nëse vlerësojmë nga planet e deklaruara në njoftimin për shtyp rreth marrëveshjes: “Me burimet dhe mbështetjen e Samsung-ut, SmartThings do të jetë në gjendje që të zgjerojë platformën e vet dhe të vihet në dispozicion edhe për më tepër bashkëpunëtorë dhe pajisje.”

SmartThings shet harduerë që shërbejnë si pajisje “Hubi” të lidhura, ku një aplikacion për smartfon është i lidhur për harduer. Hubi punon me pajisje që përdorin protokollet e komunikimit Zigbee dhe Z-Wave. Marrëveshja nuk është një befasi e plotë. Raportet e një marrëveshjeje të mundshme u shfaqën muajin e kaluar.

SmartThings, sipas një postimi të bërë në blog gjatë ditës së premte nga ekzekutivi i lartë Alex Hawkinson, do të funksionojë si një njësi e pavarur. Skuadra do të shpërngulet nga vendi i tanishëm në Uashington D.C. në një zyre të re në Palo Alto të Kalifornisë, shkroi ai.

SmartThings lajmëroi që mori 12.5 milionë dollarë investime nga investitorë të ndryshëm në muajin nëntor. SmartThings u hap në vitin 2012 si një fushatë shumë e suksesshme në Kickstarter, duke marrë më tepër se 1.2 milionë dollarë megjithëse caku fillestar ishte marrja e 250 mijë dollarëve. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>