Harduer

Samsung dërgon ftesat e prezantimit të një produkti të panjohur

Feb 1 2017
0 Shpërndarje
Samsung dërgoi mbrëmjen e kaluar ftesa për shtypin të një evenimenti i cili do të mbahet më 26 Shkurt në Kongresin Mobil në Barcelonë. Samsung dërgon ftesat e prezantimit të një produkti të panjohur Photo Source: Samsung

Ngelet një mister ajo çfarë kjo konferencë për shtyp do të zbulojë.

Në pamje të parë elementi i dizajnit në ftesë të jep përshtypjen e një tableti. Normalisht Samsung duhej të sillte në Barcelonë telefonin më të mirë të kompanisë që për këtë vit do të jetë Galaxy S8-ta.

Por kësaj ftesa i mungon titull “Unpacked,” një markë identifikuese historikisht për evenimentet e prezantimit të telefonëve Galaxy.

Pak ditë më parë, gjatë publikimit të raportit financiar për tre mujorin e fundit të 2016-tës, shefi i divizioni të paisjeve pranë Samsung tha se debutimi i S8-ës do të shtyhet.

Sipas disa raportimeve, Galaxy S8 është drejtuar për në 29 Mars. (PCWorld Albanian)

Samsung dërgoi mbrëmjen e kaluar ftesa për shtypin të një evenimenti i cili do të mbahet më 26 Shkurt në Kongresin Mobil në Barcelonë.

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>