Lajmet

Samsung detyrohet të paguajë 119.6 milionë $ për shkelje të patentave të Apple

May 3 2014
0 Shpërndarje
Samsung detyrohet të paguajë 119.6 milionë $ për shkelje të patentave të Apple

Courthouse3_2040.0_standard_640.0Një juri në Kaliforni ka dhënë vendimin në një gjykatë federale në San Jose gjatë të premtes në rastin më të fundit të betejës gjyqësore mes dy gjigantëve të teknologjisë. Gjatë një procesi gjyqësor që zgjati një muaj, Apple akuzoi kompaninë Samsung për shkelje të patentave në lidhje me veçoritë e smartfonëve.

Gjykata po ashtu vendosi që Apple kishte shkelur patenta të Samsung-ut dhe e shpërbleu këtë të fundit me 158 mijë dollarë. Apple kishte kërkuar 2.2 miliardë dollarë pas akuzimit të Samsung-ut për shkelje të pesë patentave të veta që mbulonin funksionet si “tërhiqe (gishtin mbi ekran) për zhbllokim” nga pajisjet e veta.

Samsung mohoi që kishte bërë ndonjë gjë gabim dhe kërkonte 6 milionë dollarë pasi tha që Apple kishte shkelur dy nga patentat e smartfonëve në përdorimin e kamerave dhe video transmetimit. “Ndonëse ky vendim është i madh sipas standardeve normale, është e vështirë të shihet ky rezultat si një fitore për Apple,” tha profesori i ligjit në Universitetin SantaClara, BrianLove. “Kjo shumë është më e pakët se 10 për qind e sasisë që Apple kërkoi dhe me siguri nuk tejkalohet shumë nga sasia që Apple pagoi për ta mbrojtur në gjyq këtë çështje.”

Ky vendim shënon ngjarjen e fundit në betejën gjyqësore për pronën intelektuale mes dy prodhuesve më të mëdhenj të smartfonëve në botë. Apple dhe Samsung kanë qenë duke zhvilluar beteja për patenta për vite të tëra dhe përgjatë shumë shteteve. Dy vite më parë, një juri tjetër i kërkoi kompanisë Samsung që të paguajë për Apple 930 milionë dollarë pasi kishte gjetur që kishte përdorur teknologjinë e kompanisë Apple. Ai vendim është duke u sfiduar nga Samsung. (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>