Harduer

Samsung DeX pad në shitje nga data 13 Maj për 99.99 Euro

Apr 9 2018
0 Shpërndarje
Çdo porosi e Galaxy S9 dhe S9 Plus nga uebsajti i Samsung vjen me një DeX falas. Samsung DeX pad në shitje nga data 13 Maj për 99.99 Euro

Ditën e sotme Samsung zbuloi datën e daljes në shitje të folesë DeX, pajisja e cila transformon një telefon Galaxy në një kompjuter.

Kjo pajisje del në shitje më 13 Maj për 99.99 dollarë në të gjitha dyqanet e Samsung ndërsa porositë janë të hapura nga dita e sotme përmes Samsung.com.

Çdo porosi e Galaxy S9 dhe S9 Plus nga uebsajti i Samsung vjen me një DeX falas.

S9 ofron mbështetje për ekrane të jashtme me rezolucion deri në 2K.

Samsung gjithashtu ka nënshkruar marrëveshje me të paktën 30 dhe 40 partnerë të cilët përshtatin aplikacionet për DeX si Square Enix Final Fantasy XV, Microsoft Office dhe produktet Adobe. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>