Analiza

Samsung dhe Apple marrëveshje për prodhimin e procesorëve aplikative

Nov 18 2014
0 Shpërndarje
Samsung dhe Apple marrëveshje për prodhimin e procesorëve aplikative

gsmarena_001Apple dhe Samsung kanë arritur një marrëveshje për prodhimin e procesorëve. Kjo marrëveshje prej miliarda dollarësh, do ta bëjë kompaninë teknologjike Samsung prodhuesin kryesor të procesorëve për Apple që nga viti 2016 e në vazhdim.

Kjo marrëveshje do të bëjë që gjiganti Korean i teknologjisë të prodhojë 80% të procesorëve që ka nevojë Apple. Pjesa e mbetur e prodhimit do të bëhet nga kompania me qendër në Taijvan TSMC. Kompania TSMC menaxhon shumicën e prodhimit të procesorëve të Apple për momentin.

Marrëveshja midis Samsung dhe Apple erdhi pas hedhjes poshtë të të gjithë akuzave ligjore ndaj njëra-tjetrës jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Apple gjithashtu do të vazhdojë të dizenjojë vetë procesorët e saj. Samsung do të merret me prodhimin e çipave 14nm. Procesorët aplikative sjellin më shumë fitin se prodhimi i memorieve flash, diçka tjetër që Apple po kërkon ndaj Samsung. Kjo marrëveshje do të ndihmojë Samsung të marrë veten nga rënia e fitimeve në tregun e telefonëve inteligjent. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>