Harduer

Samsung dhe Foxconn në mbështetje të një teknologjie për transferimin e të dhënave pa kabllo dhe Wi-Fi

Aug 16 2017
0 Shpërndarje
Teknologjia "kiss" e kompanisë mundëson transferimin e të dhënave në sasi të mëdha në pak sekonda thjeshtë duke mbajtur pranë dy pajisje. Samsung dhe Foxconn në mbështetje të një teknologjie për transferimin e të dhënave pa kabllo dhe Wi-Fi

Një startup i mbështetur nga Tony Fadell, një prej baballarëve të iPod, tregoi bashkëpunimin më të fundit me Samsung dhe Foxconn për të ndërtuar një teknologji e cila mundëson transferimin e të dhënave në sasi të mëdha pa kabllo dhe Wi-Fi.

Ekzekutivi i Campbell, kompania kaliforniane e cila zotëron teknologjinë tha se kishte ngritur mëse 100 milion dollar nga Fadell, Samsung dhe Intel.

Teknologjia “kiss” e kompanisë mundëson transferimin e të dhënave në sasi të mëdha në pak sekonda thjeshtë duke mbajtur pranë dy pajisje.

Kompania synon të eleminojë nevojën e përdorimit të kabllove dhe konektorëve për pajisje si telefonët e laptopët të cilët dita ditës po bëhen më të vegjël dhe më të lehtë.

Alenca me Samsung dhe Foxconn do të krijojë një dizajn për pajisjet mobile. Një prej destinacioneve të para të kësaj teknologjie pritet të jetë telefoni Essential i Andy Rubin, babait të Android.

Essential është telefoni i cili ka teknologjinë e transferimit të të dhënave në distancë por nuk dihet se nga vjen kjo teknologji. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>