Lajmet

Samsung dhe Intel japin 4 milionë dollarë shpërblime për aplikacionet për Tizen

Jul 9 2013
0 Shpërndarje
Samsung dhe Intel japin 4 milionë dollarë shpërblime për aplikacionet për Tizen

Dy ndërmarrjet janë duke e mbajtur një sfidë për zhvillim të aplikacioneve dhe do të japin një shpërblim prej 4 milionë dollarëve për zhvilluesit fitues. Aplikacionet fituese mund të fitojnë 200,000 dollarë.

Tizen përfaqëson një mundësi për Samsung që të largojë veten nga mbështetja në sistemin Android të Google dhe të ofrojë një telefon që punon në softuer të cilin e drejton gjatë zhvillimit. Derisa Tizen është i hapur, puna fillestare është udhëzuar në masë të madhe nga Samsung dhe Intel. Për Intel, radhitja e vetes me një sistem të ri operativ do të mund të nxiste interesim më të madh në çipat e vet mobilë.

Por Tizen ballafaqohet me të njëjtën sfidë si çdo sistem tjetër operativ: gjetja e mbështetjes nga zhvilluesit për një ekosistem të aplikacioneve. Është një problem me të cilin ballafaqohet BlackBerry 10 dhe Windows Phone, e po ashtu edhe platformat më të reja si Firefox dhe Ubuntu. Zhvilluesit kanë kohë deri më 1 nëntor që të paraqesin aplikacionet e tyre. Vlerësimi do të zhvillohet mes 4 dhe 25 nëntorit dhe zhvilluesit pritet të lajmërohen në dhjetor.

Duke e ditur që lojërat janë aq të popullarizuara, nuk është befasi që vendi i parë dhe shpërblimin prej 200,000 dollarëve e merr loja më e mirë, ndërsa aplikacioni që nuk është lojë fiton 120,000 dollarë. Përveç kësaj, top 10 aplikacionet e bazuara në HTML5 do të fitojnë 50,000 dollarë secili. Në total, janë 4.04 milionë dollarë shpërblime që do të jepen për 50 zhvillues në nëntë kategori. (PCWorld Albanian)

Samsung

Lajmet e fundit>