Harduer

Samsung dhe LG do të fillojnë të përdorin ekranet me material prej safire

May 26 2014
0 Shpërndarje
Samsung dhe LG do të fillojnë të përdorin ekranet me material prej safire

gsmarena_001Apple ka investuar fuqishëm në prodhimin e ekraneve me material prej safire për smartfonët e ardhshëm të kompanisë, iPhone 6. Kjo shtresë është teknologjia e njëjtë që prodhuesit e tjerë kanë përdorur kohët e fundit për të mbrojtur “fytyrat” e orëve të tyre inteligjente nga gërvishtjet e mundshme.

Mesa duket dhe Samsung dhe LG tashmë kanë vendosur të ndjekin hapat e Apple dhe të mbulojnë ekranet e smartfonëve të tyre të ardhshëm me material safire. Sipas disa burimeve që vijnë nga Koreja, LG dhe Samsung kanë krijuar lidhje më prodhuesit e këtij materiali dhe po kërkojnë mostra të këtij produkti.

Është raportuar gjithashtu se që të dy prodhuesit Korean kanë hedhur sytë nga ky material për pajisjet e tyre që vitin e kaluar, por që më në fund kishin vendosur të hiqnin dorë nga proçesi ngaqë kishte kosto të lartë atë kohë.

Kjo sjell edhe dyshimin se nëse do të rriten kostot e smartfonëve në të ardhmen. Sigurisht një pajisje që ka harduerin dhe teknologjinë më të fundit është diçka që çdokush do e pëlqente po a do i “pëlqente” kjo xhepave të përdoruesve? Paisjet e Apple gjithmonë kanë qenë të një kategorie premium dhe kosto të lartë, por shumë pajisje Android kanë qenë shpesh herë më të përballueshme në kosto veçanërisht kur i blinin me para në dorë.

Çfarë do të sjellë implementimi i materialit të safirës në çmimet e telefonëve Samsung dhe LG ? Kjo mbetet për tu parë. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGsamsung
Lajmet e fundit>