Analiza

Samsung dhe LG i japin fund padive

Sep 24 2013
0 Shpërndarje
Samsung dhe LG i japin fund padive

LG-IFA-2013-3 (1)Samsung dhe LG kanë rënë dakord ti japin fund mosmarrëveshjeve të tyre lidhur me patentat e teknologjisë së ekraneve, mosmarrëveshje që ka më shumë se 1 vit dhe që janë shoqëruar me padi nga të dyja palët.

Samsung e paditi LG në dhjetor të vitit 2012, duke e akuzuar kompaninë për vjedhjen e teknologjisë së saj LCD.

Në shtator të vitit 2012 të dyja palët e akuzuan njëra – tjetrën për teknologjinë OLED, ku LG pretendonte për mashtrim patente, ndërsa Samsung e akuzonte LG-në për vjedhjen e informacionit nga punonjësit kryesorë të kompanisë.

“U ra dakord se të dyja kompanitë duhet të fokusohen më shumë në përpjekjet për të qenë lider globalë në treg me anë të bashkëpunimit, se sa në vend të akuzimit të njëri -i tjetrit ,” -tha Samsung në një deklaratë.

LG nga ana tjetër lëshoi një deklaratë të ngjashme ,“Më e rëndësishmja për të dyja kompanitë është përmirësimi i konkurrimit tonë global ”. Është mirë për të gjithë ne të shohim këto kompani të konkurrojnë në rrugën e inovacionit e jo nëpërmjet padive. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGsamsung
Lajmet e fundit>