Harduer

Samsung dhe LG mund të fillojnë të prodhojnë ekranet Quantum Dot

Jun 14 2014
0 Shpërndarje
Samsung dhe LG mund të fillojnë të prodhojnë ekranet Quantum Dot

bigAgjencia koreane e lajmeve ETNews ka raportuar se kompanitë Samsung dhe LG po e konsiderojnë mundësinë e fillimit të prodhimit të ekraneve Quantum Dot (Pika Kuantike). Këto ekrane premtojnë që të ofrojnë një spektër më të gjerë ngjyrash deri në 50 % sesa rivali i tyre, ekranet OLED, kombinuar edhe me një rritje në shkëlqim dhe konsumim më të vogël të energjisë.

Ekranet Quantum Dot janë një hibrid mes ekraneve LCD dhe OLED. Ata nuk përdorin ndriçimin e pasmë si tek ekranet LED, por në vend të kësaj përdorin një dritë blu e cila ngjall dy lloje pikash kuantike që prodhojnë dritat të kuqe dhe jeshile respektivisht.

Çdo pixel ka LED-in e tij si tek ekranet OLED duke sjellë një eficençë të konsumit të energjisë. Kjo teknologji është përdorur për disa kohë nga Sony në ekranet e saj Trilumios dhe LG-ja ka bashkëpunuar vazhdimisht me QD Vision në këtë teknologji që nga viti 2010, ndërsa Samsung ka punuar me pikat kuantike që nga 2011. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGsamsung
Lajmet e fundit>