Harduer

Samsung dhe LG prezantojnë së shpejti televizorë të lakuar 105 inç

Dec 20 2013
0 Shpërndarje
Samsung dhe LG prezantojnë së shpejti televizorë të lakuar 105 inç

BN-AV437_samsun_G_20131218234809Popullariteti i televizorëve të lakuar pritet të rritet vitin e ardhshëm. Samsung dhe LG, dy prej prodhuesve më të mëdhenj të televizorëve u shprehën në dy deklarata të ndryshme gjatë ditës së enjte se do të prezantojnë në Consumer Electronics Show (CES) televizorë 105 inç të cilët do të kenë ekrane të lakuar. Të dyja modelet do të kenë ekrane ultra-high definition me kristale likuide.

Dy kompanitë koreano-jugore, njëkohësisht edhe gjigandë të teknologjisë në botë, po konkurrojnë fort me njëra-tjetrin për të rritur prezencën e tyre në treg përmes pajisjeve të ndryshme nga ato që shohim zakonisht.

Këtë vit, të dyja lançuan televizorë 55 inç me ekrane të lakuar, edhe pse ky lançim u pa më tepër si një formë marketingu sesa një treg frytdhënës. Samsung dhe LG u detyruan më pas t’i shisnin televizorët me ulje çmimi pasi u vu re një interes i kufizuar nga ana e konsumatorëve.

Samsung u shpreh se televizorët e vet të lakuar do t’u japin përdoruesve një përvojë të ngjashme me atë në kinematë IMAX. LG, nga ana tjetër, u shpreh se ekrani i vet do të paraqesë detajet në një qartësi marramendëse.

Asnjë nga kompanitë nuk ka dhënë informacione lidhur me faktin se kur mund të jenë të disponueshëm televizorët në treg. “Televizorët që kanë ekranë mbi 70 inç besohet se shihen më mire nëse kanë ekrane të lakuar,” u shpreh Jerry Kang, analist i ekraneve në IHS Korea.

BN-AV438_lg1219_D_20131218235131Çështja e kostos është e para që ngrihet në raste të tilla për konsumatorët. Televizorët e lakuar të këtij viti kishin ekrane OLED, të cilat janë mjaft të shtrenjta.

Tashmë, kompanitë kanë filluar të përdorin ekrane LCD, të cilat mund ta rrisin interesin e konsumatorëve, pikërisht për shkak të kostos më të ulët. Megjithatë, edhe këto të fundit mund të rezultojnë mjaft të shtrenjta nëse vijnë me rezolucione ultra-HD. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGsamsung
Lajmet e fundit>