Harduer

Samsung do të fillojë prodhimin masiv te hard-diskut 3.2 TB

Sep 27 2014
0 Shpërndarje
Samsung do të fillojë prodhimin masiv te hard-diskut 3.2 TB

gsmarena_001Samsung ka deklaruar se do të fillojë prodhimin masiv të hard-diskut NVMe PCIE me memorie 3.2 Terabajt. Hard Disku bazohet në një teknologji 3D V-NAND dhe do të jetë i specializuar për tu përdorur në serverat e ndërmarrjeve.

NVMe PCIe është në gjendje që të lexojë me një shpejtësi prej 3,000 MB/s dhe shkruan informacion deri në 2,200 MB/s. Për sa u përket leximeve dhe shkrimit IOPS të rastit ato janë respektivisht 75,000 dhe 130,000 për sekondë, shpejtësi e cila është jashtëzakonisht e lartë.

Besueshmëria dhe kohëgjatësia e këtyre hard-drive matet me numrin e të shkruarit të informacionit në dit (DWPD). Pajisja Samsung 3.2 TB NVMe SSD mund të shkruajë 10 herë në ditë për 5 vjet rresht, gjë e cila është e rëndësishme për një ndërmarrje që i duhet me doemos ruajtja e të dhënave. Çmimi i NVMe nuk është bërë ende i ditur. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>