Harduer

Samsung do të integrojë teknologjinë më të qëndrueshme të sigurisë nga Absolute

Apr 4 2013
0 Shpërndarje
Samsung do të integrojë teknologjinë më të qëndrueshme të sigurisë nga Absolute

Samsung ka përzgjedhur Absolute Software për të integruar teknologjinë e qëndrueshme të sigurisë të përdorur nga korporatat në pajisjet mobile.

Teknologjia pritet të përdoret në versionin e ardhshëm të smartfonit Galaxy S4.

Duke iu referuar debutimit të Samsung Knox këtë vit është deklaruar nga Absolute se kjo teknologji do të bëjë që pajisjet mobile të Samsung-ut të jenë të parat në ofrimin e sigurisë së lartë dhe konstante për gjurmimin, fshirjen, shërbimin IT si dhe kthimin në gjendjen normale pas një problemi duke përfshirë sigurinë e pajisjeve të përdoruesve fundorë (endpoint) si dhe softuerët e menaxhimit.

Për ta kuptuar më mirë, Knox është platforma e sigurisë të pajisjeve mobile Samsung për llogaritë profesionale dhe personale të versioneve më të fundit të Android.

Integrimi i platformës të re të menaxhimit do të sigurojë bazën e menaxhimit të përgjithshëm, menaxhimit të rrezikut dhe pajtueshmërisë kur bëhet fjalë për sigurimin e pajisjeve Samsung në distancë nga një portal i vetëm i bazuar në cloud.

Ashtu si platformat e tjera mobile të sigurisë dhe menaxhimit të bazuara në cloud edhe pajisjet Samsung do të mund të menaxhohen në distancë nëpërmjet aksesimit të rrjetit të aktivizuar ose jo.

Në rast kërcënimesh potenciale skuadra e hetimit të Absolute mund të përfshihet për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit. (PCWorld Albanian)

samsung

Lajmet e fundit>