Harduer

Samsung do të krijojë biçikletën inteligjente

Jul 3 2014
0 Shpërndarje
Samsung do të krijojë biçikletën inteligjente

samsungsmartbikeKompania teknologjike Samsung ka bashkëpunuar me ndërtuesin dhe projektuesin e talentuar Italian Giovanni Pelizzoli për krijimin e një biçiklete inteligjente.

Kjo biçikletë inteligjente do të kombinojë pajisje dhe sensorë të ndryshëm në trupin e saj për të rritur sigurinë e përdoruesit. Biçikleta u prezantua në një shfaqje në Milano, e cila ishte futur në një kornizë të gdhendur.

Biçikleta ka katër rreze lazer për të krijuar një korsi personale biçiklete gjatë natës, sistemin GPS, si edhe një kamera të pasme. Të gjitha këto bashkë lidhen me njëra-tjetrën dhe kalojnë në timon për të treguar drejtimet nëpërmjet kamerës së pasme. Nuk dihet ende se kur do të hidhet në treg apo çmimi që do të ketë. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>