Lajmet

Samsung do të lejojë përdoruesit e Galaxy Gear të kalojnë nga Android në Tizen

Jul 22 2014
0 Shpërndarje
Samsung do të lejojë përdoruesit e Galaxy Gear të kalojnë nga Android në Tizen

galaxygear-trio-100359994-primary.idgeNë një lëvizje që nuk do ti sjellë ndonjë të mirë as kompanisë Google e as Samsung-ut, kjo e fundit po u jep përdoruesve të orës së saj inteligjente Galaxy Gear mundësinë për të kaluar nga Android në sistemin operativ të kompanisë, Tizen.

Kjo vjen menjëherë pas një raporti të fundit ku drejtuesit e Google janë të pakënaqur me kompaninë Samsung rreth përpjekjes së saj për të implementuar sistemin operativ Tizen në orët inteligjente në vend të Android Wear.

Samsung prezantoi Galaxy Gear në vitin 2013, i cili funksiononte më një variant të ri-konfiguruar të Android për orën inteligjente. Që atëherë Google ka prezantuar Android Wear, një version Android i krijuar specifikisht për veshjet teknologjike. Ndërsa shumica e orëve të Samsung-ut fuqizohen nga Tizen, kompania shet një orë të mençur të quajtur Gear Live me platformën Android Wear përmes Google Play Store.

Sipas Samsung, pronarët e orëve inteligjente Gear që do të kalojnë në Tizen do të kenë akses në 140 aplikacione dhe kanë mundësinë të ruajnë muzikë dhe ta dëgjojnë atë përmes kufjeve me Bluetooth. Janë të përfshira edhe aftësitë e rregullimit të ndërfaqes të Tizen si dhe mundësitë për të zgjedhur mes ngjyrave, ikonave, font-eve dhe sfondeve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>