Lajmet

Samsung do të mbajë eventin Galaxy Premiere 2014 më 12 qershor

May 16 2014
0 Shpërndarje
Samsung do të mbajë eventin Galaxy Premiere 2014 më 12 qershor

0512_INVITATION_640.0_standard_640.0Samsung duket të ketë gati disa tabletë të rinj shumëngjyrësh, pasi kjo kompani gjatë të enjtes lajmëroi që do ta mbajë një ngjarje pas një muaji, më 12 qershor, të cilën e ka quajtur Galaxy Premiere 2014 dhe e ka përshkruar me frazën “Prekni në ngjyrë”.

Kjo lë një shenjë që do të mund të shohim tabletë të rinj nga Galaxy Tab dhe me siguri do të paraqiten në disa ngjyra të reja në vend se të jenë të përdorura vetëm ngjyra e zezë dhe e bardhë si zakonisht.

Linja Tab tradicionalisht ka qenë alternativa për tabletët Note nga Samsung, që përfshin mbështetjen për lapsin, por me këtë ngjarje që pritet të mbahet në Madison Square Garden, mbase Samsung ka diçka tjetër në plan të zbulojë. Samsung ka lajmëruar që transmetimin e lajmit do ta bëjë online për ata që janë të interesuar ta shikojnë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>