Harduer

Samsung do të nxjerrë në shitje telefonë me Windows Phone nëse Microsoft ndalon luftën ligjore

Jan 14 2015
0 Shpërndarje
Samsung do të nxjerrë në shitje telefonë me Windows Phone nëse Microsoft ndalon luftën ligjore

ATIV_SE_Hand_Indigo_0Në një artikull tjetër sot, folëm për mundësinë që Samsung të nxjerrë në shitje dy variante të Galaxy S6. Tashmë disa informacione vinë nga Korea Times që thonë se kompania do të prodhojë telefonë Windows Phone nëse Microsoft ndalon betejën ligjore për patentat në Android. Në bazë të informacioneve Samsung po konsideron si mundësi nxjerrjen në shitje të telefonëve me kosto të përballueshme me platformën Windows Phone.

Me shumë gjasa Samsung po kërkon të zgjerojë gamën e produkteve të saj përmes sistemeve operative të shumëfishta veçanërisht tashmë që kompania po përpiqet të distancohet nga sistemi operativ mobil i Google, Android.

Në raportin e Korea Times është përfshirë edhe deklarata e një zyrtari: “Samsung ka punuar me programe pilot për të testuar stabilitetin e Windows 8.1 në pajisjet e saj. Është interesante të promovohen telefonët Windows. Nëse kompania e tyre ndalon luftën në gjykatë për patentat, Samsung do të prodhojë pajisje që mbështesin platformën e Microsoft. Ky prodhim mund të fillojë nga tre mujori i tretë i 2015.” Që të dyja kompanitë kanë ngecur në marrëdhënie të ngrira, sidomos pas blerjes së biznesit të smartfonëve të Nokia ku Samsung e quan Microsoft një konkurrent direkt. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>