Harduer

Samsung do të prezantojë Galaxy S6 në 1 mars

Feb 3 2015
0 Shpërndarje
Samsung do të prezantojë Galaxy S6 në 1 mars

DSCF6777Kompania Samsung ka filluar të dërgojë ftesat për eventin e saj të rradhës I titulluar “Unpacked”, gjatë të cilit ajo pritet të lançojë smartfonin e saj kryesor për këtë vit. Eventi “The Galaxy Unpacked” do të mbahet në datën 1 mars, ora 12:30PM, përpara Mobile World Congress në Barcelonë ku HTC do të prezantojë gjithashtu smartfonin e saj të ri.

Nga një imazh i publikuar nga kompania vërehet se smartfoni i Samsung do të ketë një ekran të lakuar, pikërisht e njëjta teknologji e përdorur në Galaxy Note Edge.

Vitin e kaluar në Kongresin Mobil Botëror, kjo kompani debutoi me orët inteligjente të linjës Gear, Gear Fit band dhe smartfonin Galaxy S5. Duhet të pranojmë se shitjet e Galaxy S5 ishin zhgënjyese vitin që kaloi. Gjatë raportimit të të ardhurave pak ditë më parë, Samsung deklaroi se produktet e saj të ardhshme do të ofronin materiale ndërtimi të reja dhe dizajn inovative.

Është e mundur që kompania të mos përfshijë çipet Snapdragon në smartfonin e saj të ardhshëm, një vendim i marrë për shkak të spekulimeve për tej nxehje të çipit Snapdragon 810. Gjithësesi mbetet për tu parë se çfarë ka rezervuar Samsung këtë vit për ne. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>