Harduer

Samsung do të prezantojë linjën e smartfonëve Galaxy A në muajin nëntor

Oct 31 2014
0 Shpërndarje
Samsung do të prezantojë linjën e smartfonëve Galaxy A në muajin nëntor

samsung_mobile_smartphone_half_screen_logoKohët e fundit është shkruar shumë në internet për sa i përket linjës së re të pajisjeve Galaxy A të kompanisë teknologjike Samsung, A3, A5 dhe A7. Këta tre smartfonë do të bëjnë pjesë tek pajisjet me parametra mesatarë të kompanisë.

Telefoni inteligjent Galaxy A3 do të ketë procesorin Snapdragon 410 me qark 1.2GHz, 1GB RAM, ekran 4.5 inç me rezolucion 540×960 pikselë; A5 do të ketë të njëjtin procesor, Snapdragon 410, ekran 5 inç me rezolucion 720×1280 pikselë; ndërsa A7 do të ketë veçori pak më të mira, si ekrani 5.2 inç me rezolucion 1080×1920 pikselë, 2GB RAM dhe do të fuqizohet nga procesori Snapdragon 615 SoC me shpejtësi 1.5GHz.

Sipas Korea IT Times, këta telefonë të rinj do të dalin në tregun kinez në fillim të muajit nëntor, dhe kompania shpreson që të fitojë pjesën e tregut të humbur në këtë vend për shkak të pajisjeve të kompanisë Xiaomi. Kjo është edhe arsyeja se përse Samsung ka vendosur të krijojë pajisje me parametra mesatarë dhe me një çmim të arsyeshëm. Çmimi i telefonëve Galaxy A do të jetë nga 350 dollarë deri në 500 dollarë, i cili është pak më i lartë se çmimi me të cilin shitet telefoni Mi4 i kompanisë Xiaomi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>