Harduer

Samsung do të prezantojë së shpejti dy modelet e reja të Galaxy Note 4

Jun 15 2014
0 Shpërndarje
Samsung do të prezantojë së shpejti dy modelet e reja të Galaxy Note 4

samsung-galaxy-round-official-578-80Është bërë e ditur nga një punonjës në Samsung se kompania ka në plan të prezantojë më datë 5 shtator 2014 në konferencën teknologjike IFA 2014 telefonin inteligjent Galaxy Note 4. Galaxy Note 4 do të vijë në dy versione, ku version i parë ka një ekran normal, ndërsa i dyti një ekran të lakuar.

Samsung Galaxy Note 4 do të ketë një ekran me një madhësi prej 5.7 inç dhe me një rezolucion të lartë HD me përmasa 2560×1440 piksel. Procesori i kësaj pajisjeje do të jetë ai Snapdragon 805 me katër bërthama. Memoria RAM që do të ketë Galaxy Note 4 është mjaft e lartë dhe shkon deri në 4 GB dhe kamera do të jetë HD prej 16 megapiksel. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>