Harduer

Samsung do të prezantojë smartfonin Galaxy Mega 2

Jul 6 2014
0 Shpërndarje
Samsung do të prezantojë smartfonin Galaxy Mega 2

447833-samsungKohëve të fundit gjiganti korean i teknologjisë Samsung krahas telefonit inteligjent Galaxy S5 ka prezantuar shumë telefonë të tjerë të linjës Galaxy. Krahas telefonave Galaxy Core ll, Galaxy Young 2, Galaxy Star 2 dhe Galaxy Ace 4, Samsung do të prezantojë edhe telefonin Galaxy Mega 2.

Ky telefon do të ketë një ekran me madhësi 5.9 inç dhe do të operojë nëpërmjet sistemit operativ Android 4.4.3 KitKat. Galaxy Mega 2 do të funksionojë në bazë të procesorit Qualcomm Snapdragon me katër bërthama,të cilat kanë një qark 1.2 GHz. Kompania bën të ditur se karta grafike e telefonit do të jetë Adreno 306. 

Për sa i përket parametrave ky telefon ka 2 GB RAM, 8 GB hapësirë të brendshme si dhe ofron mbështetje për kartë microSD për më shumë hapësirë. Galaxy Mega 2 ka edhe dy kamera, atë pasme dhe në pjesën e përparme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>