Harduer

Samsung do të prodhojë 75% të çipeve A9 të Apple

Jan 31 2015
0 Shpërndarje
Samsung do të prodhojë 75% të çipeve A9 të Apple

samsung-xian-fabAgjensia Koreane e lajmeve, MK Business News raportoi se gjigandi Samsung do të prodhojë 75% të çipeve A9 për iPhonet e ardhshëm të Apple. Kjo gjë përkon edhe me parashikimin e portalit informues KGI Research, i cili ishte në përputhje me një deklaratë nga Samsung vitin e kaluar ku u konfirmua se do të gjigandi Korean do të ishte një furnizues i madh i çipeve të reja të kompanisë Apple. Ky raport gjithashtu thekson se këto çipe do të jenë të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

MK Business News bëri të ditur se Samsung do t’i prodhojë çipet në fabrikat e tij në Austin, Teksas. Ky raport i referohet iPhone-it të ardhshëm në emrin iPhone 7, kur njëkohësisht mendohet me siguri se ai do të jetë iPhone 6s.

Më herët KGI ka sugjeruar se prodhuesit e çipeve të Apple do ishte një diversitet mes Samsung, TSMC, Global Foundry, Qualcomm dhe Intel. Raportohet se Samsung se ka prodhuar të gjithë çipet S1 për gjeneratën e parë të Apple Watch, ndërkohë që furnizuesi tajvanez TSMC planifikohet të prodhojë çipet S2 të gjeneratës së ardhshme të kësaj pajisjeje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>