Harduer

Samsung do të shtyjë lançimin e smartfonit me sistemin operativ Tizen, Samsung Z

Jul 29 2014
0 Shpërndarje
Samsung do të shtyjë lançimin e smartfonit me sistemin operativ Tizen, Samsung Z

tizen_smartphone-100303765-largeKompania Samsung Electronics njoftoi ditën e hëne se do të shtyjë lëshimin e smartfonit të saj me sistemin operativ Tizen, Samsung Z, ku ishte vendosur që fillimisht të lançohej në Rusi. Shtyrja e lançimit nuk është një sinjal i mirë për kompaninë e cila ka shtuar përpjekjet e saj për tu larguar nga besimi i fuqishëm që ka pasur për sistemin operativ të Google, Android. Tizen është një softuer me kod të hapur i bazuar në Linux ku dhe kompania koreano-jugore po mundohet ta përdor si një sfidë ndaj softuerëve të lojtarëve dominues, Google dhe Apple. Kur u njoftua ardhja e Samsung Z në qershor, u tha se smartfoni do të ishte i disponueshëm në Rusi në tre mujorin e tretë të këtij viti.

Samsung tha në një qëndrim në e-mail se “për të përmirësuar ekosistemin e Tizen” kompania ka vendosur të shtyjë lançimin e smartfonit. Samsung do të vazhdojë të punojë me sistemin operativ Tizen dhe Shoqërinë “Tizen”, por që nuk janë dhënë afate specifike. Shoqëria Tizen përfshin disa prodhues pajisjesh si Fujitsu dhe Panasonic, kompani celulare DoCoMo, Orange dhe Vodafone, dhe prodhuesin e çipeve, gjigantin Intel.

Gjithsesi disa nga mbështetësit e Tizen përfshi DoCoMo dhe Orange janë tërhequr nga planet për të ofruar telefonin Tizen. Samsung shfaqi një prototip të Samsung Z më herët këtë vit në konferencën e saj të zhvilluesve në San Françisko dhe kishte planifikuar të implementonte Tizen edhe në televizorët dhe pajisje të tjera përfshi edhe orët inteligjente. Deri tani, vetëm kamerat kompanisë dhe orët inteligjente Gear 2 dhe Gear 2 Neo janë ndërtuar për Tizen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>