Harduer

Samsung do të sjell një tjetër orë inteligjente në treg

May 25 2014
0 Shpërndarje
Samsung do të sjell një tjetër orë inteligjente në treg

af2cd7c3d8476744765cc9b81b70afb1dd3fd988Samsung pritet të sjellë në treg një tjetër orë inteligjente. Kjo pajisje është afërsisht e njëjtë me orët e tjera inteligjente që Samsung ka në treg, por ajo që e dallon është që kjo orë tashmë do të mund të përdoret edhe si celular.

Orët inteligjente të Samsung që gjenden aktualisht në treg, kanë të nevojshme lidhjen me një aparat celular në mënyre që të kryejnë ose të marrin një telefonatë.

Ky version i ri mund të përdoret si celular funksional me një kartë sim, ku mund të bëhen edhe plane tarifore me parapagesë. Hedhja në treg e kësaj ore mendohet se do të bëhet ne muajin korrik ose gusht. Kjo hedhje e re në treg e Samsung mendohet të jetë e suksesshme dhe e kërkuar pasi ofron një ekperiencë të re. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>