Harduer

Samsung do të sjellë më pak modele smartfonësh vitin e ardhshëm

Nov 18 2014
0 Shpërndarje
Samsung do të sjellë më pak modele smartfonësh vitin e ardhshëm

note4Raportet financiare të muajit të kaluar për kompaninë Samsung shpjegonin me detaje faktin se fitimet janë përgjysmuar në këtë tremujor. Prandaj, drejtuesit kanë konfirmuar se duhet ti japin një rëndësi më të madhe një gamë më të strukturuar e të efektshme të pajisjeve “të zgjuara” për të ndihmuar në përmirësimin e gjërave dhe kthimin në normalitet.

Krijuesit e këtyre telefonëve inteligjentë kanë gjithë mundësinë për të bërë diçka të tillë duke qenë se kompania Samsung i bën vetë shumicën e pjesëve të telefonëve të saj. Robert Yi, shefi i Marrëdhënieve me Investitorët tha se numri i modeleve të kompanisë Samsung do të ulet në pothuajse 25-30%. Prandaj në të ardhmen ka mundësi që të kemi më pak Galaxy Megas, Cores, Rounds, Edges dhe Mini, dhe nëse kompania arrin t’ia dalë mbanë pse jo, ajo mund të sjellë një telefon inteligjent super të mirë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>