Harduer

Samsung do të sjellë smartfonin me kamera për selfie 5 megapixel

Sep 30 2014
0 Shpërndarje
Samsung do të sjellë smartfonin me kamera për selfie 5 megapixel

samsung_galaxy_prime_leaked_thegioididongDuket se Samsung po përgatitet të hedhë në treg një smartfon posaçërisht për selfie të quajtur Galaxy Grand Prime. Kompania kësaj here ka qenë e fokusuar në kamerën e përparme, e cila do të jetë 5 megapixel.

Ky smartfon do të përdorë sistemin operativ Android 4.4 dhe do të ketë një ekran TFT 5 inch qHD. Detajet e procesorit nuk dihen ende përveçse do të jetë 1.2GHz quad-core që vjen me 1GB RAM. Thuhet se Grand Prime do të vijë me një hapësirë memorie 8GB dhe në 14 gjuhë të ndryshme. Ai do të jetë 8.6 mm i hollë dhe do të fuqizohet nga një bateri 2600mAh.

Të shtunën, kompania Samsung hodhi në treg smartfonin Galaxy Alpha me kornizë metalike në Indi për 39.990Rs. Ky telefon përdor sistemin më të fundit operativ Android 4.4.4 KitKat, ka ekran HD 4.7 inç Super AMOLED, 2GB RAM dhe memorie 32GB. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>