Analiza

Samsung drejt një tre mujori tjetër me rekord të ardhurash

Oct 13 2017
0 Shpërndarje
Rritja e shitjeve të paneleve OLED, e në veçanti për telefonët e rinj të Apple, kanë mbështetur më tej një tre mujorit të shkëlqyer për kompaninë. Samsung drejt një tre mujori tjetër me rekord të ardhurash

Aksionet e Samsung prekën vlera rekord mëngjesin e së Premtes me shpresën se kompaninë e presin ditë më të mira falë rritje së kërkesës për çipet e memories në 2017-ën.

Gjithashtu shitjet e menjëhershme të Galaxy Note 8, i prezantuar në Shtator, rritën fitimet e kompanisë e cila ende është duke u rikuperuar nga goditja e rëndë që mori një vit më parë nga Note 7.

Rivali numër një i Apple në botën e telefonëve dhe prodhuesi më i madh në botë i çipeve të memorie tha se fitimi ishte 12.81 miliard dollar për tre mujorin e tretë të vitit.

Të ardhurat u rritën më 29.7% në 53 miliard dollar. Kërkesa e fuqishme për çipe memorieje DRAM do të vijojë ti sigurojë të ardhura marramendëse Samsung dhe prodhuesit të dytë pas tij SK Hynix.

Rritja e shitjeve të paneleve OLED, e në veçanti për telefonat e rinj të Apple, kanë mbështetur më tej një tre mujorit të shkëlqyer për kompaninë.

Sipas Samsung porositë për Note 8 janë më të lartat për një telefon të kësaj serie. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>