Harduer

Samsung duke zhvilluar një altoparlant inteligjent me asistentin Bixby

Jul 4 2017
0 Shpërndarje
Por WSJ thotë se në gjysmën e dytë të Korrikut Samsung do të lançojë mbështetjen e plotë për Bixby dhe komandat zanore. Samsung duke zhvilluar një altoparlant inteligjent me asistentin Bixby

Samsung është duke punuar në një altoparlant inteligjent i cili do të karakterizohet nga asistenti dixhital Bixby, raportoi Wall Street Journal.

Për projektin, i cili bart emrin e koduar Vega, dihet shumë pak. Funksionalitetet dhe specifikat e tij ende nuk janë vendosur e as një datë debutimi sipas WSJ.

Zhvillimi i këtij projekti është ngadalësuar edhe nga vetëm Bixby. Samsung u detyrua të lançonte Galaxy S8-ën pa komandat zanore të altoparlant pavarësisht se ky i fundit u përdor ashpër për reklamimin e telefonit.

Mbështetja për komandat zanore filloi muajin e kaluar si një fazë testimi por ende ka shumë punë për tu bërë në këtë drejtim.

Por WSJ thotë se në gjysmën e dytë të Korrikut Samsung do të lançojë mbështetjen e plotë për Bixby dhe komandat zanore.

Sa i përket altoparlantit Bixby, do të jetë lojtari më i fundit në një industri tashmë të mbipopulluar nga Amazon Echo, Apple HomePod, Google Home dhe së shpejti nga një pajisje Microsoft. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>