Harduer

Samsung duke zhvilluar një panel ekrani 49 inç të lakuar

Apr 7 2017
0 Shpërndarje
Ky panel përbëhet nga dy ekrane 1080p për të fomuar një rezolucion 3840x1080 piksel. Ai do të ketë një frekuencë rifreskimi prej 144 Hhz dhe kurvaturë 1800R. Samsung duke zhvilluar një panel ekrani 49 inç të lakuar

Panelet e ekraneve të Samsung pritet të mahnisin këtë vit. Raportohet se kompania është duke prodhuar një model 49inç full HD me ekran të lakuar. Nuk është një monitor por vetëm paneli i ekrani i cili u shitet palëve të treta.

Ky panel përbëhet nga dy ekrane 1080p për të fomuar një rezolucion 3840×1080 piksel. Ai do të ketë një frekuencë rifreskimi prej 144 Hhz dhe kurvaturë 1800R. Nvidia G-Sync ose AMD FreeSync do të jenë pjesë e tij.

Thuhet se paneli hyn në prodhim në Shtator të 2017-ës dhe monitorët e parë dalin në shitje në fund të 2017-ës ose fillim të 2018-ës. Por paneli 49 inç nuk është produkti i vetëm i Samsung që pritet të mbërrijë.

Një tjetër panel 44 inç i lakuar me rezolucion 3840×1200 është në planet e kompanisë. Edhe ky ekran përbëhet nga dy ekran me rezolucionin 1920×1200 piksel. Do të jenë dy versione në bazë të frekuencës: 60 Ghz dhe 144 Hz. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>