Lajmet

Samsung Electronics do të ndërtojë një fabrikë prodhimi 3 miliard dollarëshe në Vietnam

Nov 10 2014
0 Shpërndarje
Samsung Electronics do të ndërtojë një fabrikë prodhimi 3 miliard dollarëshe në Vietnam

A woman takes a picture outside the Samsung stand at the Mobile World Congress in BarcelonaKompania gjigante koreane, Samsung Electronics Co Ltd ka aplikuar për një licencë për të investuar 3 miliardë dollar në një fabrikë prodhimi smartfonash në pjesën veriore të Vietnamit. Këtë lajm e dha një zëdhënës i qeverisë.

Samsung ka planifikuar që kjo fabrikë të ndërtohet në provincën Thai Nguyen. Një zyrtar i kompanisë pohoi se skuadra tashmë kishte nisur punimet rreth këtij projekti, duke konfirmuar kështu thashethemet e mëparshme. Ky person nuk u lejua të fliste më shumë për mediat dhe për këtë shkak as nuk u bë identifikimi i tij.

Ndërkohë një zëdhënës tjetër i Samsung tha për Reuters se kompania është në bisedime e sipër me qeverinë vietnameze rreth investimit të 3 miliard dollarëve në biznesin e pajisjeve. Akoma nuk është hartuar plani i saktë i kostove dhe shpenzimeve. Kjo kompani ka kohë që është duke prodhuar produktet e saj në Vietnam për shkak të kostos së ulët dhe për të qënë një rival më i mirë përsa i përket tregut të smartfonëve ekonomik në Kinë.

Kjo lëvizje e fundit e Samsung do të bëjë që shuma e investimeve të kësaj kompanie në Vietnam të prekë shifrat e 11 miliard dollarëve. Biznesi i telefonave dhe aksesorëve u bënë burimi më i madh i fitimeve në Vietnam. Në periudhën janar-tetor të ardhurat nga eksporti arritën 19.2 miliard dollar ose ndryshe 15% të totalit të shtetit. Dega e parë e Samsung në Vietnam, e cila kushtoi 2 miliard dollar, gjeneroi 1.9 miliard dollar të ardhura vetëm në 4 muajt e parë të operimit. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>