Harduer

Samsung Electronics prezanton mini smartfonin Galaxy S4

May 31 2013
0 Shpërndarje
Samsung Electronics prezanton mini smartfonin Galaxy S4

Samsung Electronics ka prezantuar mini smartfonin Galaxy S4, me ekran të madh dhe kamerë cilësore.

Mini Galaxy S4 ka një ekran 4.3 inç me 960×540 piksel dhe një procesor me dy bërthama 1.7Ghz. Gjithashtu ka një kamerë 8 megapixel, një memorie të integruar 8 GB edhe RAM 1.5 GB. Ndërsa paraardhësi i tij Mini Galaxy SIII kishte një ekran 4 inç me 800×480 piksel dhe një procesor 1Ghz me dy bërthama.

Kishte një kamerë 5 megapixel dhe një hapësirë ruajtëse të jashtme 8 ose 16 GB. Pas polemikave në Britani të Madhe se sa hapësirë i lihej përdoruesit, Samsung tha se 5 GB të memories në S4 mini do të mund të aksesohej nga përdoruesit.

Galaxy S4 mini punon me Android në versionin 4.2.2 dhe më lartë. Njësoj si S4 mund të mbaj aplikacione S Health, që i lejon përdoruesve të mbajnë të regjistruar hapat dhe të monitorojnë modele të ndryshme gjumi.

Telefoni mundëson televizionin, bokse dhe luajtës të DVD. Telefoni do të suportojë HSPA+, LTE, 3G apo vend për kartë me dy numra, ku do të përcaktohet nga tregu. Kompania nuk ka nxjerrë akoma një të dhëna zyrtare rreth çmimit. (PCWorld Albanian)

galaxy s4 mini

Lajmet e fundit>