Lajmet

Samsung ende duhet të arnojë vrimat në pajisjet me Android

Dec 31 2012
0 Shpërndarje
Samsung ende duhet të arnojë vrimat në pajisjet me Android

Samsung siç duket ende është duke punuar në një përditësim për një vrimë softueri që do të mund t’iu mundësonte sulmuesve që të marrin të dhëna personale nga një telefon.

Dobësia prek telefonat Samsung S II dhe S III dhe disa modele të linjës së vet Galaxy, duke përfshirë Note, Note II, Note Plus dhe Note 10.1, ku të gjitha përdorin procesorët e modelit 4412 dhe Exynos 4210 të ndërmarrjes koreane.

Vrima dhe një shfrytëzim ishte mbyllur në mesin e dhjetorit, në XDA Developers, që është një forum për zhvilluesit mobilë.

Inxhinierët e Samsung-ut siç duket bënë një gabim të vogël gjatë rregullimit që përfshin bërthamën e Androidit dhe dështuan që të kufizojnë hapësirën e adresës së bërthamës të lidhur me hapësirën e përdoruesit përgjatë drajverit të pajisjes /dev/exynos-mem.

Një aplikacion që përfshin shfrytëzimin ishte krijuar nga një zhvillues me nofkën Chainfire në forum.

Aplikacioni Chainfire iu mundëson përdoruesve që të ndryshojnë telefonin për të bërë të pasuksesshëm shfrytëzimin, por arnimi po ashtu pamundëson kamerën e pajisjes në disa rrethana varësisht nga versioni i pajisjes.

Chainfire paralajmëroi që arnimet e tjera të aplikacionit që janë zhvilluar me të meta, kështu që përdoruesit nuk duhet të varen në ato për të ofruar mbrojtje derisa Samsung të bëjë përditësimin. (PC World Albanian)

Android Samsung

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>