Harduer

Samsung është duke punuar në Galaxy S8 Mini me ekran 5.3 inç dhe Snapdragon 821

Jul 4 2017
0 Shpërndarje
Në mesin e specifikave të tjera pritet të jenë procesori Snapdragon 821 (jo 835) shoqëruar nga 4GB RAM dhe 32GB memorje të brendshme. Samsung është duke punuar në Galaxy S8 Mini me ekran 5.3 inç dhe Snapdragon 821

Ka kaluar ca kohë që kur Samsung hodhi në treg një versioni “mini” të telefonit më të mirë.

As Galaxy S6-ta e as Galaxy S7-ta nuk patën shansin të kishin një “vëlla” të vogël por sipas mediave Koreane, Samsung është duke punuar në një version mini të Galaxy S8-ës.

Ky telefon pritet të debutojë së shpejti në Korenë e Jugut. Sipas raporteve, telefoni do të ketë ekran 5.3 inç por me ndjesinë e një telefoni 4.7 inç falë skajeve të ngushta.

Në mesin e specifikave të tjera pritet të jenë procesori Snapdragon 821 (jo 835) shoqëruar nga 4GB RAM dhe 32GB memorje të brendshme. Gjithashtu mendohet se skaneri i Irisit nuk do të mungojë.

Nëse këto detaje me të vërtetë do ti përkasin telefonit, atëherë ky do të ishte versioni mini më afër statusit “flagship.” /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>