Lajmet

Samsung filloi lançimin e Android 4.3 për modelin Galaxy S3

Nov 5 2013
0 Shpërndarje
Samsung filloi lançimin e Android 4.3 për modelin Galaxy S3

projectgggdsc01353mat600Samsung kishte premtuar se në përfundim të muajit tetor do të lançonte për përdoruesit e Galaxy S3 versionin e përditësuar të sistemit Android 4.3 Jelly Bean.

Pavarësisht se nuk ka qëndruar shumë korrekt me peridhën e lançimit, Samsung-u është përpjekur që përdoruesit të mos presin shumë për të siguruar sistemin e përmirësuar.

Duke filluar që nga e hëna e kësaj jave, kompania Koreane ka filluar lançimin e versionit të përditësuar për përdoruesit e modelit S3.

Ky sistem mund të integrohet me orën e mençur Galaxy Gear, është më i shpejtë, ka ndërfaqe të përmirësuar dhe suporton ndërveprimin me lajmërimet (notification).

Në fakt shumë prej karakterisitkave të reja janë të ngjashme me ato të Android 4.3 të përshtatur për Galaxy S4 ku përfshihet ndërfaqja e përditësuar, komandat zanore dhe opsione të reja për ekranin.

Përditësimi fillimisht do të aplikohet për të gjitha pajisjet në Irlandë dhe do të vazhdojë më tej tek të gjitha vendet me radhë sapo të konfigurohet nga kompanitë rajonale të telekomunikacionit.

Sapo të përfundojë këtë detyrë, Samsung do të duhet të vendosë se për cilat pajisje do të bëjë të disponueshëm përditësimin Android 4.4. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>